E rëndë në Vlorë, gjendet një person i mbytur në det
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2024, 09:45
Del në breg të detit në plazhin e ri në Vlorë pranë zonës së Ujit të Ftohtë një shtetase e mbytur.
Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje. Ndërkohë që personi është ende i paidentifiku.
Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, një shtetase ende e paidentifikuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.
