ZBULOHEN IDENTITETET/ Tronditet Tirana, vëllai vret vëllanë në zonën e Freskut e më pas veten

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë.

Mësohet se bëhet fjalë për dy viktima, ku vëllai ka qëlluar për vdekje me armë zjarri vëllanë e tij, e më pas ka vrarë veten.

Bëhet fjalë për dy vëllezërit Lulëzim Cani dhe Vehap Cani të cilët kanë mbetur të vdekur në këtë ngjarje tragjike, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Në vendngjarje kanë zbarkuar forca të shumta policie dhe ambulanca.

Njoftimi i policisë Tiranë - Informacion paraprak

Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.