Dhunoi gruan dhe kundërshtoi policinë, arrestohet 44-vjeçari në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2024, 15:18
Një 44 vjeçar në Fier është arrestuar nga policia për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Mësohet se 44 vjeçari, ka kundërshtuar dhe punonjësit e policisë, gjatë shoqërimit në komisariat.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë 44 vjeçarin, banues në fshatin Kallm, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në komisariat.”, njofton policia.
