VIDEO/ Berisha në 'arrest shtëpie', disa mbështetës i shkojnë poshtë banesës. Ish-kryeministri i përshëndet nga dritarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Janar 2024, 11:42
Ndërsa tashmë ndodhet nën masën e ‘arrestit të shtëpisë’, simpatizantët e Sali Berishës janë grumbulluar në rrugicën poshtë banesës së tij.
Në pamjet e mëposhtme shihet momenti kur Sali Berisha del në dritare dhe i përshëndet ata me dy gishta.
Ndërkohë mbështetësit e tij dëgjohen duke brohoritur, ndër të tjera: “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.