VIDEO/ Arta Bajrami uron teleshikuesit e Ora News për Vitin e Ri: Uroj që të jemi më human…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2023, 13:00

Këngëtarja e njohur, Arta Bajrami ka ardhur me një video-mesazh, ku uron të gjithë teleshikuesit e Ora News për Vitin e Ri.
“Përshëndetje të gjithë, teleshikuesit e Ora News nga un Arta Bajrami. Shfrytëzoj rastin t’ia uroj vitin e ri të gjithë shqiptarëve, kudo që janë nëpër botë, gjithandej! Uroj që të jemi më human, më njerëzor, mos ta humbim mrëqenien tonë njerëzore, sepse aty fillon gjithçka.
Të jemi origjinal, mos të dalim nga vetvetja, ta duam më shumë njëri-tjetrin, pavarësisht zhvillimeve kohore që po ndodhin në botë. Të jemi më human, më të dashur me njëri-tjerin. Të ndihmojmë njëri-tjetrin, sepse ajo është shumë e rëndësishme, na bën të ndihemi më mire”, tha Arta nëpërmjet një video-mesazhi.

