Neymar dhe gjerdani gjysmë milioni dollarësh, fiksimi që iu dhurua sulmuesit brazilian
Neymar vazhdon të harbohet nëpër festa private të organizuara prej tij, pavarësisht dëmtimit të fundit në gju, që e dërgoi drejt operacionit të radhës. Tashmë dihet se për 9 muaj do të mungojë në fushat e blerta, ka humbur edhe “Copa America” 2024 me Brazilin.
Futbollisti vendosi të lundrojë në një anije luksoze, ku nuk mungon argëtimi. Në bord, sulmuesi mori edhe një dhuratë mjaft të veçantë nga influencuesi brazilian Buzeira. Një gjerdan me vlerë gati gjysmë milioni dollarë (pak nën 450 mijë euro).
Një varëse e madhe ari që zë pothuajse të gjithë qafën dhe gjoksin. "Pashë që i pëlqente gjerdani im, telefonoi edhe shokun e tij për ta parë. Kësisoji, vendosa t’ia bëj surprizë, – ka thënë Buzeira në rrjetet sociale, duke folur për dhuratën e shtrenjtë që i bëri Neymarit.
– E pashë që i pëlqeu dhe vendosa t’ia bëj dhuratë. Është diçka që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën time, ka gjëra që me para nuk mund të blihen”.

