Një penallti rikthen Chelsean te fitorja, Wolves feston me "poker"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2023, 22:37
Chelsea vuan përballë Crystal Palace, por arrin të marrë tri pikët falë fitores 2-1.
Ukrainasi Mudryk kaloi vendasit në avantazh në minutën e 12’, por skuadra e Hodgson barazoi në “limitet” e së parë me Olise.
Trajneri Pochettino aktivizoi Armando Brojën në minutën e 71’, me sulmuesin shqiptar që iu afrua golit shtatë minuta përpara fundit.
VAR-i anuloi golin e Jackson (77’), por “Blutë e Londrës” fituan një penallti falë teknologjisë një minuta përpara fundit.
Me Madueken që realizoi golin e fitores.
Sfida tjetër, Brentford-Wolves përfundoi me triumfin e thellë 1-4 të “Ujqve”. Ndërkohë që vijon të luhet Everton-Manchester City (1-1).
