Prapaskena e një lëvizje të goditur, Sommer i kishte bërë premtim Interit
Një prapaskenë interesante ka rrëfyer “Corriere della Sera” për Jan Zomerin, portierin e Interit.
Një vit më parë, në verën e 2022-shit Jan Zomer i ishte premtuar Interit për qershor, si një transferim me parametër zero nga Borusia Mynshengladbah, ashtu si shoku i tij i skuadrës Turam.
Edhe përpara se Onana të bëhej themelor në lojën e Inzagit, zvicerani ishte ndjekur dhe bllokuar, por aksidenti i Nojer në ski pas Kupës së Botës ndryshoi gjërat, duke bërë që Zomer të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare me Bajernin.
Jo gjithçka funksionoi në Bavari dhe në çdo rast Nojer do të ishte titullari i padiskutueshëm pas kthimit të tij.
Martesa me Interin, edhe pse më vonë dhe më e shtrenjtë (6 milionë euro kosto), u festua në fund me një kontratë dyvjeçare me një opsion për vitin e tretë me 2.5 milionë euro neto dhe me një performancë që po i bën gjithë zikaltrit të fërkojnë duart.
Në moshën 35-vjeçare, Zomer debatoi me Bajernin për të ardhur në Milano, aty ku siç ka treguar disa herë ka gjetur gjithë besimin për të cilin ka pasur nevojë për të dhënë më të mirën, me klubin zikaltër që duket zgjedhja ideale për zvicernain edhe me kaq vite mbi supe.
