ZYRTARE/ Mbrojtësi brazilian, Bremer rinovon kontratën me Juventusin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2023, 18:30
Qendërmbrojtësi brazilian, Gleison Bremer ka rinovuar kontratën e tij me klubin e Juventusit.
26-vjeçari ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028, ku do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat bardhezi edhe për disa sezone të tjera.
Bremer u transferua nga Torino te Juventus, ku “Zonja e Vjetër” kishte një përballje të fortë në merkato me klubin e Interit, por në fund braziliani zgjodhi Juventusin.
✍️ ???????????????????????? 2️⃣0️⃣2️⃣8️⃣
— JuventusFC (@juventusfc) December 27, 2023
Gleison Bremer firma il rinnovo in ⚪⚫! ⬇️
