City dëshiron ta shesë, Juventus dhe Liverpool në garë për mesfushorin anglez

Kalvin Phillips është një nga emrat e përfolur që mund të largohen këtë merkato dimri nga Manchester City. Mesfushori nuk ka gjetur dot veten në skemat e Guardiolës megjithëse u mor me bujë 1 vit më parë. Kjo ka bërë që klubi të mendojë shitjen e tij.

Të interesuar për shërbimet e anglezit janë Juventus dhe Liverpool. Por opsion për Phillips mund të jetë fillimisht huazimi i tij deri në verë ashtu siç ndodhi dhe me Joao Cancelon.

Huazimi i tij i shkon më përshtat Juventusit e cila vuan për një mesfushor me tiparet e tij. Nga ana tjetër, vetë klubi i Manchester City nuk do dëshironte që Phillips të transferohej brenda kampionatit anglez, aq më tepër tek rivalët e Liverpool.

Siç raporton ESPN, Liverpool ka kontaktuar me klubin e sheikëve për shërbimet e Phillips dhe ka marrë një përgjigje refuzuese prej tyre. Në këtë rast, i vetmi opsion për të janë bardhezinjtë në Serie A tek të cilët do ta kishte vendin e garantuar në 11-shen titullare.