Messi, në superformë pas Krishtlindjeve. Sekreti është stërvitja me Antonelën e tij

Krishtlindjet dhe festat e fundvitit i bëjnë të gjithë ta ulin vigjilencën me dietën dhe stërvitjen, por jo një kampion bote si Leo Messi. Gjëja e rëndësishme për një profesionist, megjithatë, është të ndërmarrë veprime me sasinë e duhur të trajnimit, edhe kur është pushim.

Ylli argjentinas e bëri këtë në shoqërinë e Antonelës së tij, siç konfirmohet nga shkrepja e postuar orët e fundit në Instagram. Dikush flet për një marrëdhënie në krizë për shkak të një gazetareje argjentinase, që Messi e dashka shumë.

Të paktën këto janë thashethemet që kanë mbërritur nga Argjentina, vendit të cilit sulmuesi më i mirë në botë, i cili së fundi mori të tetin “Top të Artë” të karrierës së tij, i dha Botërorin 2022. Megjithatë, kjo foto përgënjeshtron gjithçka.

Ai zgjodhi të largohej nga Evropa pas një jete në Barcelonë dhe eksperiencës 2-vjeçare te PSG. Messi zgjodhi të emigrojë në MLS, futbollin amerikan, ku luan me Inter Miami. Sigurisht, një zgjedhje jete e përbashkët me bashkëshorten Antonela, me të cilën ndan gjithçka.

Ajo ishte me të dhe fëmijët e tyre në Paris për çmimin e “France Football”. Ata e jetojnë çdo moment të mundshëm së bashku, gjithashtu ndajnë trajnime të përditshme. Dhe kështu u shfaqën në formë shumë të mirë para pasqyrës dhe botës së rrjeteve sociale, pas stërvitjes në palestër.

Messi, në superformë pas Krishtlindjeve. Sekreti është