PAMJET/ Zjarr në një qendër tregtare në Lushnje, evakuohen klientët dhe punonjësit

Një qendër tregtare është përfshirë nga zjarri në qytetin e Lushnjës. 

Zjarri shpërtheu në katin e tretë të qendrës.

Dhjetëra njerëz janë nxjerrë me urgjencë dhe është evakuuar ndërtesa.

Ambulancat dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë Lushnje:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qëndrën Tregëtare "Metropol" në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme "Shqiponja" kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare.

Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.

Shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.