Videoskandali Gjici-Alma K/ Ish-nënkryetari i bashkisë Granit Gjana dëshmon si u vu në dijeni për filmimin  

Pas dëshmisë së ish-kryetarit Safet Gjici Ora News siguron dëshminë e ish nënkryetarit Granit Gjana.

Ky i fundit i ka treguar prokurorisë së posaçme njohjen që kishte më Alma Kaçin dhe për projektin që Kaci kishte propozuar bashkisë Kukës.

Granit Gjana: Me date 09.06.2023, diten e betimit te Kryetarit te Bashkise Kukes ndodheshin ne Pallatin e Kultures ne Kukes ku eshte mbajtur mbledhja e pare e Keshillit Bashkiak. Ne perfundim te votimeve per anetaret e keshillit te qarkut, mori fjalen shtetasi Astrit Cengu dhe me tone te ashpra duke iu drejtuar kryetarit Gjici dhe duke tundur telefonin qe kishte ne dare deklaronte se ky i fundit edhe pak kohe do te qendronte ne detyre per shkak te nje video qe do behej publike dhe qe do te trondiste te gjithe vendin. Nder te tjera deklaruesi shton se eshte vene ne dijeni per permbajtjen e videos vetem diten e publikimit neper media pra me date 16.06.2023.

Ne ate moment ai e ka kuptuar se cilet ishin personat e perfshire ne video dhe ka bere lidhjen me shtetasen Alma Kaci te cilen e kishte takuar ne zyren e kryetarit per projektin e kafsheve te pastreha. Gjithashtu Gjana deklaron se ne ditet  ne vijim  pas takimit me Alma Kacin ai ka tentuar te vihet ne kontakt telefonik me te dhe ka insistuar qe kjo e fundit t' i dergonte me e-mail projektin e kafsheve te pastreha. Vetem pas ketyre tentativave qe nuk gjenin pergjigje tek Alma Kaci ai ka krijuar bindjen se ideja e projektit mund te ishte nje tentative mashtrimi dhe se kjo shtetase nuk ishte serioze dhe per kete ka biseduar edhe me kryetarin Gjici i cili i ka sugjeruar qe te vihet ne kontakt edhe fizikisht me shtetasen Alma Kaci per te kuptuar nese kishte realizuar ndonje video ne zyren e Bashkise diten e takimit. Ai gjithashtu shton se eshte vene ne dijeni se Safet Gjici dhe Alma Kaci jane takuar edhe nje here tjeter ne zyre perpara dates 06.06.2023.