Dueli i fundit për vitin 2023, Partizani nxjerr në shitje biletat për duelin me Erzenin

Partizani dhe Erzeni do të sfidohen në “Air Albania” në kuadër të javës së 18-të të Superiores. Një duel mjaft i rëndësishëm për të dyja ekipet që do të hyjnë në fushë vetëm për 3 pikët.

Demat do të synojnë rikthimin te fitorja, e cila u mungon prej 6 javësh. Kryeqytetasit për këtë përballje kanë nxjerrë në shitje edhe biletat, ndërsa kanë bërë të ditur edhe çmimet e tyre. Takimi i kësaj jave do të luhet ditën e dielë në orën 17:00.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

/Newsport.al/