La Liga/ Girona e mbyll me barazim vitin 2023, ngec ndaj Betisit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2023, 00:01
Girona ngec në transfertë me Real Betis, takim i vlefshëm për javën e 18-të të La Liga, që u mbyll me barazimin 1-1.
Ndeshja rezultoi shumë e luftuar, ndërsa u desh një penallti që Giron atë zhbllokonte sfidën, duke shënuar me Dovbyk në minutën e 39-të.
Takimi vazhdoi me rezultatin 0-1 deri në minutën e 88-të, moment në të cilin Pezzella barazoi për Betis.
1-1 dhe Betis renditet në vend të shtatë me 28 pikë, teksa Girona mban kreun e La Liga-s me 45 pikë.
Edhe sfida Cadiz-Real Sociedad u mbyll në paqe, me takimin që mbaroi me barazim pa gola.
Pas javës së 18-të, Cadiz renditet në vendin e 17-të me 15 pikë, teksa Sociedad në vend të gjashtë me 31 pikë.