U eliminuan nga Kupa e Holandës nga një ekip amator, drejtuesit e Ajax iu kthejnë paratë e biletave tifozëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2023, 14:30
Ajax do të rimbursojë paratë e shpenzuara nga tifozët për biletat për ndeshjen kundër USV Herkules, të cilën e humbën dhe u eliminuan nga Kupa e Holandës.
“Ishte një dështim i madh nga ana e ekipit dhe klubi ndan dhimbjen e kësaj ndeshjeje me tifozët.
Na vjen turp”, thuhet në një shënim të dërguar nga Ajax për tifozët.
Kjo ishte hera e parë, në më shumë se 120 vjet histori, që Ajax eliminohet nga një ekip amator nga Kupa e Holandës.
Rikujtojmë USV Herkules luan në kategorinë e 4-t të futbollit holandez.