Superliga Europiane, Liverpool del me qëndrim zyrtar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2023, 14:37
Reagon edhe Liverpooli në lidhje me Superligën Europiane.
The Reds kanë dalë kundër krijimit të kompeticionit më të ri për klube.
Që mori dritën jeshile pas vendimit të Gjykata Europiane e Drejtësisë.
“Vendimi i djeshëm nga Gjykata Europiane e Drejtësisë nuk ndryshon qëndrimin e mëparshëm të Liverpoolit për Superligën Europiane.
Përfshirja jonë në këtë projekt është ndërprerë.
Ne do të vazhdojmë të punojmë me klubet e tjera përmes ECA-s (Shoqata e Klubeve Europiane).
Dhe do të vazhdojmë të marrim pjesë në kompeticionet e organizuara nga UEFA”, theksohet në komunikatën zyrtare të një prej klubeve më të mëdha në planet.
