Edhe Inter i del kundër Super Ligës: E ardhmja e futbollit evropian me UEFA-n dhe FIFA-n

Klubi i Interit i ka thënë “Jo” Super Ligës Evropiane të futbollit në një deklaratë publike të dhënë më herët.

Ditën e sotme Gjykata Evropiane i hapi dritën jeshile krijimit të Super Ligës të kërkuar nga klube si Real Madrid, Barcelona apo Juventus.

Megjithatë, ky kompeticion bie ndesh me organizma si UEFA apo FIFA.

Klubi i Interit me qëndrimin e tij shpreh bindjen se e ardhmja e futbollit është pranë UEFA dhe FIFA.

“Si shoqëri ne jemi të angazhuar fuqishëm në vlerat që karakterizojnë modelin sportiv evropian dhe jemi të përkushtuar të bashkëpunojmë me të gjitha klubet e tjera që mbështeten në këto vlera”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Sakaq, më herët ishte dhe klubi i Romës që në deklaratën e saj doli kundër krijimit të Super Ligës dhe shpreh mbështetje për organizmat e ligjëruar të futbollit që tashmë janë vetëm UEFA dhe FIFA.