Ramadani rrëfehet për “Gazzetta dello Sport”: Kisha ofertë dhe nga Verona, trajneri më thotë të tentoj portën
Mesfushori i Lecces dhe i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani ka dhënë një intervistë të gjatë për të përditshmen italiane La Gazzetta dello Sport. Futbollisti kuqezi foli për eksperiencën në qytetin jugor dhe përshtatjen e shpejt.
“Që nga dita e parë më bënë të ndihem si njëri prej tyre duke më pritur në mënyrën më të mirë. Unë jetoj në qendër, problemi i vetëm është parkimi. Ushqimi këtu është i shkëlqyer. Makaronat dhe picat janë të preferuarat e mia.
Jam gjithmonë 100% i gatshëm. Duhet të punoj dhe vetëm të punoj. Në verë kishte interes dhe nga klubi i Veronas. Por pasi pashë këtë projekt dhe seriozitetin e klubit, nuk kisha asnjë dyshim.
Trajneri D’Aversa? Deri tani raporti ynë po shkon shumë mirë, trajneri më ndihmon shumë. Më thotë shpesh herë që duhet të gjuaj portën. Dhe kur kam hapësirë e bëj“, mbylli deklaratën e tij 27-vjeçari, i cili në ndeshjen e fundit ndaj Frosinones gjeti golin e parë në Serie A.