VIDEO/ Sokol Cikalleshi shënon super gol me “Panenka” në Turqi

Sokol Cikalleshi po kalon një formë shumë të mirë në Turqi me skuadrën e Konyaspor.

Ai është bërë protagonist në duelin ndaj Samsunspor, duke zhbllokuar ndeshjen në minutën e 29-të.

Ishte një penallti e akorduar pasi gjyqtari pa pamjet me VAR. 33-vjeçari nuk gaboi nga pika e bardhë dhe kaloi skuadrën e tij në avantazh me një goditje fantastike.

“Panenka” nga sulmuesi që gjen golin e 6-të këtë sezon në 14 ndeshjet e luajtura.

Në pjesën e dytë vendasit barazuan me Ntcham, ndërkohë që mungojnë dhe pak minuta nga fundi i takimit.