Valentino Murataj: Partizani këto trofe i ka në traditë, do të jetë një bonus për sezonin

Në një lidhje Skype me Sport Focus, Valentino Murataj kapiten i Partizanit u shpreh se ekipi itij tashmë i ka në traditë fitore të tilla.

Murataj: Partizani këto trofe i ka në traditë. Jam shumë i lumtur për ekipin dhe do të jetë një bonus për sezonin. Ndeshja me Egnatia ishte shumë bukur dhe ne kemi treguar se kemi karakter dhe dimë t’i zgjidhim ndeshjet.

Kishim 6 barazime rresh, por ka qenë se edhe fakti se kemi pasur shumë dëmtime. Këto problematika i kemi zgjidhur edhe me lojtarët në stol ose edhe me çështje fati sikurse humba penalltinë në Kukës.