La Liga reagon pas vendimit për Superligën: Model egoist dhe i mbyllur!

Superliga Europiane fitoi kundër UEFA-s dhe FIFA-s në gjyqin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë, me klubet nismëtare që nuk do të dënohen nga dy organet më të mëdha të futbollit botëror.

Për këtë gjë ka reaguar menjëherë La Liga, e cila është sërish kundër këtij projekti të nisur nga dy klubet e saj më të mëdha, Reali i Madrid dhe Barcelona.



“Sot më shumë se kurrë kujtojmë që Superliga është një model egoist dhe elitar. Çdo format që nuk është plotësisht i hapur, me akses të drejtpërdrejtë, vit pas viti, nëpërmjet ligave vendase, është një model i mbyllur. Futbolli europian tashmë ka folur. Mos insistoni”, shkruan La Liga në faqen zyrtare të “X”.