Fitoi gjyqin me UEFA-n dhe FIFA-n, feston Superliga: Mbaroi monopoli i UEFA-s, futbolli është i lirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2023, 11:03
Superliga duket se ka fituar gjyqin me UEFA dhe FIFA, ku sot Gjykata Europiane e Drejtësisë ishte pro ankesës së Superligës.
Gjykata u shpreh se UEFA dhe FIFA kanë ndërtuar një monopol, dhe se Superliga ka të drejtën e saj të konkurrojë.
Pas këtij vendimi, ka folur edhe CEO i A22 Sports, kompania që synon të zhvillojë projektin e Superligës.
“Ne kemi fituar të drejtën për të garuar. Monopoli i UEFA ka mbaruar.
Futbolli është i lirë, është falas.
Klubet tani janë të lira nga kërcënimi i sanksioneve dhe të lira të përcaktojnë të ardhmen e tyre”, tha Bernd Reichart, CEO i A22 Sports, kompania që synon të zhvillojë projektin e ri të stilit të Superligës, duke komentuar vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian
