FOTO/ Manjaku i prek të pasmet në autobus, ja çfarë i bën vajza
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2023, 12:16
Rastet e manjakëve që përfitojnë në urbanët e Tiranës për të prekur të rinjtë janë të shumta.
Së fundmi, një qytetare ka raportuar në median “JOQ”, një rast të ndodhur ditën e sotme në autobusin e linjës së Kombinatit.
Ajo thotë se personi që shihni në foto e ka ngacmuar duke i prekur të pasmet gjatë kohës që ishte në autobus. Ajo thotë se kishte veshur një veshje normale dhe nuk e di se pse burri në fjalë e ngacmoi.
Madje ajo thotë se pas këtij gjesti të turpshëm i bëri foto burrit, por ai iu lut që ta fshinte dhe për këtë janë dëshmitarë të gjithë pasagjerët e autobusit.

