Vrasja në burgun e Peqinit, avokati Hoxha: Ngjarja më e rëndë që pas krijimit të shtetit shqiptar, shkelje e sigurisë në burgje
Avokati Arbër Hoxha në një intervistë në Ora News foli për ngjarjen e rëndë në burgun e Peqinit ku një i burgosur vrau një tjetër të burgosur brenda burgut dhe plagosi një tjetër. Hoxha u shpreh se është ngjarja më e rëndë që pas krijimit të shtetit shqiptar
‘’Pas krijimit të shtetit shqiptar, ngjarja e rëndë që ka ndodhur në burgun e Peqinit brenda 111 viteve të themelimit të shtetit shqiptar është ngjarja më e rëndë e mundshme që ka ndodhur.
Sigurisht nëse do të ishin respektuar dispozitat ligjore dhe proceduriale të ligjit për ekzekutimin e dënimeve me burgim të burgosurve dhe të paraburgosurve një ngjarje e tillë mund të ishte shmangur.
Mos të harrojmë edhe rastin se edhe në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës janë gjetur tre armë kallashnikov.
Kemi të bëjmë me një shkelje të sigurisë në burgje dhe është ngjarja më e rëndë’’, tha ndër të tjera Hoxha.
