Shqiptari vrau veten në qendrën e emigrantëve në Angli, Omi: Kushtet në kampe janë ç'njerëzore
Përfaqësuesi i shqiptarëve që jeton në Londër, Enkelejd Omi në një intervistë në Ora News foli për ngjarjen e rëndë në Angli ku një emigrant shqiptar vrau veten në burgun anije.
Omi u shpreh se kushtet në kampe janë çnjerëzore dhe se mendohet se janë 500 shqiptarë në të gjitha kampet.
‘’Në fillim ishte lajmërim sikur ishte person nga Afrika që ka humb jetën.
Reth dy ditë më parë morëm vesh se ishte shqiptar. Kam dashur të kontaktoj me familjen e tij por nuk kam pas mundësi.
Nga kontaktet që kam pas me shqiptarët e tjerë në kampe, është problem gjendja. Kushte cnjerëzorë, gjendje shumë e keqe. Kushte të paimagjinueshme.
Thuhet se ka edhe dhunë nga rojet, por këtë nuk mund ta konfirmoj. Mendohet se janë 500 shqiptarë në të gjitha kampet’’, tha ndër të tjera Omi.
