Mesfushori i City-it shumë pranë transferimit te Juventusi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2023, 18:34
Mesfushori i Manchester Cityt, Kalvin Phillips është shumë pranë transferimit te skuadra e Juventusit. Mediat në Itali shprehen të bindur se lojtari anglez ka pranuar ofertën e bardhezinjve dhe po pret finalizimin e marrëveshjes mes klubeve për t’u zhvendosur në Torino.
Phillips në merkaton e janarit do të huazohet te Juventusi, teksa “Zonja e Vjetër” do të ketë dhe opsionin për blerjen përfundimtare për 40 milionë euro.
Juventusi ka marrë përsipër të paguajë edhe një pjesë të pagës së tij gjatë huazimit për 6 muaj nga City. 28-vjeçari këtë edicion ka luajtur vetëm në 9 ndeshje, duke shënuar edhe një gol. Ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola edhe pse ka kontratë me klubin deri në vitin 2028.

