Zanetti: Atletico ekip i vështirë për t’u përballur, por ne jemi gati!

Legjenda zikaltër, Javier Zaneti ka analizuar shortin për fazën e 16-ave të Champions League në mikrofonat e “Sky”. Goglat e vendosën përballë Atletico Madrid, një skuadër me shumë eksperiencë në këtë kompeticion në vitet e fundit.

“Atletico Madrid është një ekip i vështirë për t’u përballur, unë e njoh shumë mirë Simeonen, ai ishte shoku i skuadrës dhe është shoku im. Do të jenë dy ndeshje të mira mes dy skuadrave të mëdha. Në këtë pikë dhe pas përfundimit të dytë, e dinim se mund të ishte shumë e ndërlikuar.

Respekt i madh për Atletico Madridin, e njoh kulturën dhe historinë e tij. Ata sigurisht do të jenë një kundërshtar i vështirë për t’u mposhtur, por edhe ne jemi në gjendje të luajmë dy ndeshje të shkëlqyera. Ne do të jemi gati”, deklaroi Zanetti.