VIDEO/ Moment i pazakontë para shortit të Champions League, punonjësi i UEFA-s nuk njeh Zanettin dhe e lë jashtë

Një ngjarje me të vërtetë e pazakontë ka ndodhur sot në Nion të Zvicrës, pak minuta para fillimit të ceremonisë së hedhjes së shortit për fazën 1/16 të Ligës së Kampioneve.

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, për pak sa nuk përfundoi duke e parë aktivitetin nga televizori, pasi nuk e lejuan fillimisht në sallë.

Argjentinasi kishte mbërritur vetëm në minutat e fundit pranë sallës dhe kishte harruar të merrte me vete lejekalimin e zakonshëm që mbahet për aktivitete të tilla.

Një nga përgjegjësit e sigurisë, duke parë që atij i mungonte lejekalimi dhe pa e njohur se kush ishte, për disa çaste nuk e lejoi të hynte në sallë ku po bëhej gati fillimi i shortit.

Pas disa momentesh paksa të tensionuara, situata u qartësua dhe Zanetti u lejua të shkonte me vrap të zinte vendin e tij në sallë për të ndjekur shortin. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sport Mediaset (@sportmediaset)