Moment epik para shortit të Championsit/ Punonjësi i UEFA-s nuk e njeh Zanettin, fillimisht nuk e lë të futet (VIDEO)

Një ngjarje shumë interesante ka ndodhur sot para shortit të hedhur në Nyon për fazën e 1/16-ve të Champions League. Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, për pak sa nuk përfundoi duke e parë aktivitetin nga televizori, pasi nuk e lejuan fillimisht të futej në sallë.

Argjentinasi kishte mbërritur vetëm në minutat e fundit pranë sallës dhe kishte harruar të merrte me vete lejekalimin e zakonshëm që mbahet për aktivitete të tilla.

Një nga përgjegjësit e sigurisë, duke parë që atij i mungonte lejekalimi për disa çaste nuk e lejoi të hynte në sallë ku po bëhej gati fillimi i shortit. Më pas situata u qartësua dhe Zanetti u lejua të shkonte me vrap të zinte vendin e tij në sallë për të ndjekur shortin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sport Mediaset (@sportmediaset)