PAMJET/ Aksident i katërfishtë në Fier, nuk raportohet për njerëz të lënduar

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier.

Mësohet se katër makina janë përplasur me njëra-tjetrën në unazën “Skënderbeu".

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por fatmiërisht nuk ka persona të lënduar nga përplasja, por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po punon për zbardhjen e ngjarjes.