Rivlerësim kuadrit kushtetues, Avokatja e Popullit: Të drejtat e njeriut t’i ruajmë si sytë e ballit
Sfidat dhe kompleksiteti i shekullit të 21-të kërkojnë një rivlerësim të kuadrit kushtetues. Avokatja e Shtetit në konferencën vjetore, thekësi se Shqipëria duhet të fillojë një kapitull tjetër të rrugëtimit për të drejtat e njeriut, me përkushtim të palëkundur drejt progresit dhe drejtësisë.
Avokatja e Popullit, Erinda Balanca thotë se Shqipëria duhet të fillojë një kapitull tjetër të rrugëtimit për të drejtat e njeriut, me përkushtim të palëkundur drejt progresit dhe drejtësisë!
Thekson se sfidat dhe kompleksiteti i shekullit të 21-të kërkojnë një rivlerësim të kuadrit kushtetues!
Ballanca theksoi se angazhimi ndaj te drejtave te njeriut duhet të merret me veprime konkrete, duke shtuar se gjykata kushtetuese është thelbësore në plotësimin e këtyre të drejtave.
Zëvendëskryetarja e kuvendit Ermonela Felaj, pranoi se ende ka punë për të bërë. Shefja e zyrës së Këshillit të Europës Giulia Re, theksoi të drejtat e emigranteve dhe refugjatëve
Deklaratat u bënë në konferencën vjetore të Avokatit të Popullit, ku u diskutua në kuadër të 25 vjetorit të kushtetutës dhe 75 vjetorit te Deklaratës Universale të Drejtave te Njeriut
