Qëlloi me armë në "Don Bosko", identifikohet autori. Policia: 5 mijë euro për ata që japin informacion

Personi që shihni në këto pamje ësht autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë që ndodhi mëngjesin e së enjtes në Tiranë, ku është qëlluar me armë drejt makinës së një 42-vjeçari. Ky i fundit ka bërë kallëzimin në polici për ngjarjen, e regjistruar në rrugën “Don Bosko”.

Qëlloi me armë në "Don Bosko", identifikohet autori.

"Lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, më datë 14.12.2023, rreth orës 06:50, në rrugën “Don Bosko”, ku një person që lëvizte i vetëm në këmbë, ka qëlluar disa herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit “Benz”, me drejtues shtetasin R. Z., dhe pasagjerë shtetasit R. Z., dhe R. Z., ju informojmë se:

Strukturat e DVP Tiranë, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, dhe informacioneve të marra nga inteligjenca policore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Andrea Bregasi, i ditëlindjes 09.12.1992, banues në Tiranë.

Qëlloi me armë në "Don Bosko", identifikohet autori.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi", thuhet në njoftimin e policisë.

ÇFARE NDODHI DJE?