Rasti “Qyno”, ish-zv. ministri i Brendshëm: Një “ftesë” mafioze nga SPAK

Ish-deputeti demokrat dhe ish-zv.Ministri i Brendshëm Gent Strazimiri e cilëson si ftesë mafioze nga ana Prokurorisë së Posaçme për gazetarin e “Ora News” Elton Qyno, të cilit për 15 orë rresht iu kërkua dhënoia e burimit të informacioneve për lajmet e publikuara nga ai.

Përmes rrjeteve sociale, Strazimiri shprehet se e gjitha kjo që ka ndodhur me rastin e Qynos tregon më së miri se SPAK nuk është thjesht mbi ligjin dhe Vendimet e Gjykatave, por i shkel ato me këmbë, me vetëdije, paramendim dhe me një persistencë e vendosmëri, të pasqyruar edhe zyrtarisht me shkrim!

REAGIMI I PLOTË I STRAZIMIRIT

Rasti “Qyno”, ish-zv. ministri i Brendshëm: Një

Një “ftesë” mafioze nga... SPAK!

Nëse lexon njoftimin për shtyp të SPAK në lidhje me mbajtjen për 10 orë të gazetarit Elton Qyno, rezulton se:

* SPAK "e ka ftuar" dhe ai "i është përgjigjur pozitivisht ftesës"...

* SPAK e ka "sqaruar" dhe "i ka bërë të ditur"....

* SPAK "ka lejuar" kontrollin e banesës, makinës, zyrës, madje

edhe bar-kafes ku ka qenë gazetari...

E gjithë kjo "ftesë" ka zgjatur mbi 10 orë dhe ngjarja është zhvilluar pas një dere të mbyllur me çelës, çelësin e së cilës nuk e kishte gazetari Elton Qyno por "ftuesi"...

E gjitha kjo tregon më së miri se SPAK nuk është thjesht mbi ligjin dhe Vendimet e Gjykatave, por i shkel ato me këmbë, me vetëdije, paramendim dhe me një persistencë e vendosmëri, të pasqyruar edhe zyrtarisht me shkrim!

Tek e lexoja njoftimin për shtyp m'u kujtua një batutë filmi me mafiozë, sa cinike po aq e vërtetë

"Mafia të bën një "ftesë" që ti nuk mundesh ta refuzosh"!

Vetëm se nuk është film, dhe "ftesa" në fjalë me "kaligrafi" mafioze, mban adresën e SPAK, strukturës "anti-mafia" nga e cila presim drejtësi sipas ligjit...

SPAK YOU!