Rebelim dhe SKANDAL në burgun e Peqinit/ Armatosen të burgosurit përjetë, Sokol Mjacaj qëllon për vdekje Arben Lleshin, edhe 1 i plagosur

Të shtëna me armë në burgun e Peqinit. Raportohet se i dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj ka qëlluar drejt një punonjësi policie me armë zjarri.

Mjacaj nën kërcënimin e pistoletës ka mbajtur peng punonjësit e kuzhinës, në burgun e Peqinit.

Rebelim dhe SKANDAL në burgun e Peqinit/ Armatosen të burgosurit
Sokol Mjacaj dhe Arben Lleshi

Më pas ka qëlluar nga dy të burgosurve të tjerë Indrit Shaqja dhe Arben Lleshit, ky i fundit mësohet se ka ndërruar jetë

Ajo që mbetet e paqartë se si Mjacaj eshte armatosur, por dyshohet se arma tip pistoletë është futur me dron në burgun e Peqinit. Nga ana tjetër Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mohon ngjarjen.

Rebelim dhe SKANDAL në burgun e Peqinit/ Armatosen të burgosurit
Sokol Mjacaj dhe Ilir Xhakja

Njoftim paraprak nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve!

Per shkak te nje konflikti mes tre te denuarve me burgim te përjetshëm kane mbetur te plagosur dy prej tyre te plagosur dhe nderkohe situata po menaxhohet!

Ju sqarojme që s'ka asnje gardian, staf policor dhe civil te lenduar!

Transferimi

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka urdhëruar vendosjen në regjimin e posaçëm (modeli italian 41 bis) të një tjetër të dënuari, Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”. Mjaçaj është dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në fshatin Prekalë të Shkodrës.

Ministri i Drejtësisë është shprehur se do të zbatojë me rigorozitet ligjin për vendosjen në regjimin e posaçëm (41/b) për të gjithë ata të paraburgosur dhe të dënuar që cënojnë rendin dhe sigurinë, apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal brenda i IEVP-ve.

“Asnjë tolerancë! Do të zbatoj me rigorizitet ligjin. Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cënojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar!” – tha Manja.