Qëlloi për vdekje Arben Lleshin, si e siguroi armën Sokol Mjacaj?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2023, 16:36
Arben Lleshi ka mbetur i vdekur nga përplasja me armë në burgun e Peqinit. Ai është qëlluar për vdekje nga Sokol Mjacaj dhe ky i fundit ka plagosur edhe një të dënuar tjetër, Indrit Shaqjan. Që të tre emrat po vuanin dënimin e përjetshëm në burgun e Peqinit.
Sokol Mjacaj dyshohet se ka siguruar armën me dron, që i ka mbërritur në momentin e ajrimit. Motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë.
Sokol Mjacaj po vuan dënimin, për vrasjen e dy turistëve çekë. Ai tentoi t’i grabiste, por më pas i vrau. Ndërkohë, Arben Lleshi, i cili mbeti viktimë është arrestuar për vrasjen e një bashkëkomabsi në Angli.
Indrit Shaqja është plagosr në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
