Ish-drejtori i burgut të Peqinit: Mund të jetë përdorur edhe dron, është cenuar siguria
Në një intervistë me Ora News, ish-drejtori i burgut të Peqinit Faik Basha u shpreh se është një ngjarje e rëndë ajo që ndodhi në burgun e Peqinit
Ai shtoi se ekziston edhe kjo si mundësi pasi janë parë që janë përdorur edhe në vende si Italia, duke shtuar se është cenuar siguria.
Basha: Kjo është një ngjarje e rëndë e ndodhur në burgun e Peqinit. Është parë me vëmendje sepse është thyer elementi i futjes së një arme në burg. Mendoj se ka çeduar siguria. Thuhet se ka mundësi që është përdorur një dron për të futur armën.
Ekziston edhe kjo si mundësi pasi janë parë që janë përdorur edhe në vende si Italia. Nuk di sa janë marrë masa nga drejtoria e burgjeve për të ndaluar dronët që të mos afrohen në institucione të sigurisë së lartë. Apo masa për bllokimin e mjeteve që ndalojnë valët. Nëse nuk ka masa të marra ka dyshime se mund të ketë situata të ngjashme.
