PSG ka një ide të çmendur, synon t’i rrëmbejë brazilianin United
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2023, 15:30
Paris Saint-Germain dëshiron të sjellë një yll të ri brazilian në hijen e Kullës Eiffel. Sipas raportimeve te “The Sun”, skuadra franceze po kërkon në Manchester për të forcuar mesfushën.
Bëhet fjalë për Casemiron, një ish-yll i Real Madridit, i cili ka humbur shkëlqimin në “Old Trafford” për shkak të krizës së rezultateve.
31-vjeçari, gjithashtu i lidhur me një kalimin të mundshëm te Al Hilal, skuadër ku luan edhe Neymar. Casemiro në Paris mund të sjell përvojë, karizëm dhe muskuj në ekipin e Luis Enriques. /K.J/

