Merr fund ëndrra e Ballkanit, mundet thellë në Zagreb
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2023, 09:28
Ballkani nuk ka mundur të bëjë mrekullinë në Zagreb, pasi është mundur 0-3 nga Dinamo Zagreb, duke e mbyllur në vendin e fundit me katër pikë fazën e grupeve të Conference League.
Në stadiumin “Maksimir” kampionët ne Kosovës u mbajtën mirë për pjesën më të madhe të kohës. Ëndrra për kualifikim u venit brenda pak minutash në pjesën e dytë (69’, 72’, 76’), duke pësuar tre gola.
Në pjesëmarrjen e dytë radhazi në Conference League skuadra e Ilir Dajës ndalet që në fazën e grupeve. Në takimin tjetër të Grupit C, Victoria Plzen mposhti me të njëjtin rezultat 3-0 Astanën.

