Nuk ka surpriza, FIFA shpall finalistët për “Lojtarin e Vitit”

FIFA si çdo vit po bëhet gati për eventin gala, ku do të japë çmimet për kategori të ndryshme.

Së fundmi federata ka nxjerrë emrat e finalistëve për çmimin “Lojtari i Vitit”.

Tre të nominuarit për këtë çmim janë Kilian Mbape, Lionel Mesi dhe Erling Haland.

Mbape arriti që të shpallet kampion në Francë me PSG-në dhe në finalen e Botërorit arriti të shënojë 4 gola.

Ndërsa “Pleshti” fitoi Botërorin e tij të parë dhe kampion me PSG-në në Francë. 

Norvegjezi Haland është fitues i tripletës me Manccester Sitin, si dhe golashënuesi më i mirë në Premier Ligë.