Të ëndërrosh me sy hapur/ Studimi: Rimodelon trurin, përmirëson memorien e imagjinatën
Të ëndërrosh me sy hapur, nuk është me një shprehje e thjeshtë. Një studim i fundit tregon se ndikon në përmirësimin e fokusimit, memorizimit dhe imagjinatës, pra rimodelon trurin.
Të ëndërrosh me sy hapur rimodelon trurin dhe të bën më praktik.
Në këtë konkluzion kanë arritur autorët e një studimi shkencor që mban firmën e Harvard Medical School, që e kanë publikuar në revistën Nature.
Është zbuluar edhe se ëndrrat me sy hapur prodhohen në zonën vizive të trurit në të njëjtin moment që neuronet e ipokampit riprodhojnë ngjarje të ndodhura për t’i memorizuar.
Ky sipas tyre është një sinjal që ekziston një lidhje mes disa zonave të ndryshme të trurit.
Ata kanë monitoruar me imtësi aktivitetin neural dhe reagimet ndaj imazheve të para dhe atyre të krijuara.
Nëse këto rezultate do të konfirmoheshin edhe tek njeriu, do të vërtetonin rëndësinë e këtij fenomeni, që ndikon në përmirësimin e fokusimit, memorizimit dhe imagjinatës.

