7 skuadra në kompeticionet Europiane, Seria A po kthehet në nivelet e dikurshme
Kampionati italian i futbollit, Serie A është ringjitur në podium, si kampionati me më shumë skuadra në Evropë, teksa plot 7 të tilla kanë shkuar në fazën me eliminim direkt të kompeticioneve evropian, të këtij sezoni.
Pas Inter, Napoli e Lazio, të cilët siguruan avancimin, në fazën me eliminim direkt të UEFA Champions League, tashmë, Milan, Atalanta e Roma do të jenë në fazën tjetër të Europa League, ndërkohë që Fiorentina siguroi kalimin nga faza e grupeve të Conference League.
Për sa i përket kampionateve të tjera, Premier League ka pësuar një rënie të ndjeshme me “ishullorët”, që humbën dy ekipe në Champions League, Manchester United e Newcastle, Spanja, në Champions humbi vetëm “andaluzianët” e Sevilla, që e mbylli “aventurën” e saj këtë sezon, në vendin e fundit të grupit B, ndërsa Gjermania humbi skuadrën e Union Berlin

