Peleshi: Efektivët e Xhenios, operacion për prishjen e masivit shkëmbor që rrezikonte 12 familje

Efektivët e Batalionit të Xhenios, prej 5 ditësh janë angazhuar në operacionin për shpërthimin e komanduar dhe prishjen e masivit shkëmbor, i cili përbënte rrezik serioz për 12 familje të fshatit Kurcaj të Krujës.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili ndau pamje nga ky operacion u shpreh se, pavarësisht terrenit të vështirë dhe kushteve atmosferike, falë përkushtimit serioz dhe punës së palodhur të forcave në terren u bë e mundur hapja e rrugës, eleminimi i rrezikut dhe sigurimi i kalimit për banorët e zonës.

Peleshi shprehu mirënjohje për punën e palodhur dhe përkushtimin serioz të çdo efektivi duke treguar nivel të lartë profesionalizmi dhe përgjegjësie ndaj detyrës.