‘’Ngrijnë’’ negociatat me BE-në, Zhulali: Procesi nuk ka interesimin e viteve të mëparshme

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilda Zhulali ishte e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ Betit’’ ku u diskutua për Samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor, ku diskutohet hapja e negociatave për Shqipërinë.

Zhulali u shpreh se procesi nuk ka interesimin e viteve të mëparshme.

‘’Nga viti në vit flitet gjithmonë e më pak për procesin e integrimit në BE.

Jo vetëm që flitet gjithmonë e më pak, por flitet gjithmonë e më përgjithësisht për ti hutuar njerëzit.

Këtu nuk ka vullnet për të ecur përpara.

 I vetmi interes që ka mazhoranca është mbajtja e pushtetit,’’ tha ndër të tjera Zhulali.