Nuk ndërhyjmë në SPAK, Balluku për arrestimet tek inceneratori i Tiranës: Kanë pavarësi!
Nga PS nuk do të ketë asnjë ndikim mbi SPAK. kjo ka qenë përgjigja e Belinda Ballukut mbi akuzat e ngritura për incineratorin e SPAK. Sa i përket situatës politike ajo refuzoi negociatat me Gazmend Bardhin, duke theksuar edhe një herë se kërkesat për komisionet hetimore janë antikushtetuese.
Zëvendëskryeministrja Belinda balluku u shfaq e pa shqetësuar se i përket 15 të akuzuarve për incineratorin e Tiranës.
E pyetur pas mbledhjes së qeverisë për përfshirjen e zyrtarit të bashkisë ajo thekson se partia socialiste ka krijuar kushtet për një drejtësi të pavarur dhe që nuk ndikohet.
“Ne kemi bërë detyrën tonë për t’i krijuar drejtësisë së re një habitat ku ajo të operojë dhe parimi që qeveria Rama, gjithë deputetët socialistë dhe strukturat drejtuese kanë është që ne nuk ndërhyjmë në sistemin gjyqësor shqiptar apo në sistemin e drejtësisë, pasi ky ka qenë fokus i Reformës në Drejtësi për t’i dhënë një pavarësi të plotë dhe për të krijuar transparencë, gjë e cila vlerësohet nga të gjithë ndërkombëtarët”, tha ajo.
Për mediat ajo rrëzoi kërkesat e Gazmend Bardhit i cili një ditë më parë kërkoi komisionet hetimore, në këmbim të votës për masën e arrestit që SPAK kërkon për Berishën.
“Nuk është një negociatë që nëse ata vijnë në parlament për të votuar ne duhet t’i japim komisionet hetimore, pasi të gjitha kërkesat për komisionet hetimore nga ana e Bardhit apo të tjerëve bien ndesh me qëndrimet e Gjykatës Kushtetuese. Grupi parlamentar i PS-së ka dorëzuar tashmë një draft për amendimin e ligjit të komisioneve hetimore dhe ky draft është punuar me shumë kujdes. Nga ana tjetër bazohet në praktikat më të mira të shteteve europiane dhe të rajonit, kryesisht mbi ligjin për komisionet hetimore me të cilin operon Bundestagu gjerman. Kemi amendime për t’i dhënë zgjidhje edhe kërkesave të opozitës”, tha ajo.
Pas mbledhjes së qeverisë Balluku prezantoi dhe ndryshimin në ligjin për prokurimet.
