Hapja e negociatave të Shqipërisë me BE-në, Xhixho: Dialogu politik është tejet i rëndësishëm për BE-në

Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho ishte e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ ku u diskutua për Samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor, ku diskutohet hapja e negociatave për Shqipërinë.

Xhixho u shpreh se vendimarrja përfundimtare është ajo e vendeve anëtare.

‘’Komisioneri flet në emër të komisionit dhe padyshim që komisioni ka dhënë dritën jeshile dmth ka rekomanduar për avancimin sa më shpejt në procesin e integrimit dhe për ta hapur sa më parë grup kapitujt e parë.

Por vendimarrja përfundimtare është e vendeve anëtare.  

Dialogu politik është një moment tejet i rëndësishëm, i panegociueshëm i BE-së’’, tha ndër të tjera Xhixho.