Champions League/ PSG dhe Porto vazhdojnë rrugëtimin, Milan fiton me përmbysje dhe vijon aventurën në Europa League
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2023, 22:58
Ka qenë një mbrëmje magjike në Champions League, ku emocionet kanë qenë të paimagjinueshme.
Në grupin e ferrit, PSG ka arritur të barazojë 1-1 me Dortmund dhe ky rezultat bën që francezët të pozicionohen të dytët në grup dhe të vazhdojnë aventurën e tyre në Champions League.
Spektakël ka pasur edhe në Angli, ku Milani ka fituar me përmbysje ndaj Newcastle me shifrat 1-2.
Me këtë fitore, Milani renditet në vendin e tretë dhe kështu sigurojnë kalimin në Europa Leaue, ndërsa anglezët mbeten jashtë Europës.
Porto ka marrë një fitore të thellë ndaj Shakhtar me shifrat 5-3.
Me këtë fitore, portugezët sigurojnë kalimin në fazën tjetër të Champions, ndërsa ukrainasit vazhdojnë në Europa League.
