Rikthehet pas 2 vitesh tek Medaljet, Calja rrëfen ngjarjen me Piro Dhimën: Shteti duket sikur na ka braktisur ne të peshëngritjes

Katër ditë më parë Shqipëria e Peshëngritjes e mbylli me një medalje të bronztë pjesëmarrjen e saj në Çmimin e Madh të Katarit, medalje që mban firmën e Briken Caljes.

Ndërkohë kampioni tjetër i shtangës kuqezi, Erkand Qerimaj, ka shënuar rezultat më të lartë në dygarësh, duke u klasifikuar i katërti.

Në studion e lajmeve në “Ora Neës” peshëngritësi Briken Calja rrëfeu emocionet dhe suksesin e arritur pas dy vitesh.

“Realisht ndjehem vërtetë i lumtuar pasi kisha gati dy vite nga shpallja Kampion Bote, për shkak të një dëmtimi shumë serioz që unë kisha dhe mund të përfundonte për të më mbyllur përfundimisht karrierën, por fatmirësisht u riktheva sërish tek rezultatet e mia”, u shpreh Calja.

Ndër të tjera ai theksoi se medaljet ndërkombëtare në Peshëngritje janë bërë çështje të thjeshta nga ana shtetit.

“Por nuk është kështu në fakt. Është krejtësisht e kundërta. Mos harroni që unë kam 22 vite karrierë dhe imagjino se çfarë pune është bërë për të arritur në këto rezultate.

Rikthehet pas 2 vitesh tek Medaljet, Calja rrëfen ngjarjen me Piro

Imagjinoni që vende si Kina, Perëndimi, apo disa shtete të republikave ruse kanë mbështetje nga shteti direkte për Peshëngritjen dhe imagjinoni më pas çfarë stafi kanë.

Një ndër rastet e mia personale, ish-peshëngritësi Piro Dhima, që është për mua dhe peshëngritësi më i madh që ka pasur Shqipëria dhe po shkonim me të në një kampionat.

Unë isha me trajnerin tim dhe çantën me vete. Ndërkohë përpara meje vjen kundërshtari, ku çantën ia mbante një ndihmës, ishyte i veshur mësë miri, ishte i shoqëruar me trajnerin e ushqimeve, ishte doktori, fizioterapisti, pra ishte një staf prej 6-7 vetash, ndërkohë unë isha vetëm me trajnerin tim dhe po bënim shaka me Pirron: “Të gjithë do të më rrafin, por vetëm ky jo”.

Imagjino se çfarë lloj stafi dhe mbështetjeje kanë sportistët në vendet e tjera”, tha peshëngritësi Briken Calja.

INTERVISTA E PLOTE