VIDEO/ Momenti epik pas fitores së Realit, Ançeloti ‘'vjedh” trofeun dhe ''vetëshpallet'' më i miri i ndeshjes
Real Madrid mundi me shifrat 3-2 Union Berlinin në transfertë dhe plotësoi edicionin perfekt në fazën në grupe me 6 fitore në 6 ndeshje.
Protagonisti absolut i mbrëmjes ishte sulmuesi Joselu, i cili shënoi 2 nga 3 golat e madrilenëve.
Nuk ishte aspak çudi që lojtari u zgjodh MVP i ndeshjes së djeshme dhe mori trofeun përkatës.
Por në momentin kur personat e UEFA-s shkuan t’i dorëzonin trofeun, aty gjendej edhe Karlo Ançeloti para përfaqësuesve të mediave për intervistat e rastit.
Trajneri italian shfrytëzoi rastin për të bërë një shaka të vogël.
Ai mori trofeun e futbollistit të tij dhe e ngriti atë lart, duke u vëtëshpallur fituesi i tij, para se t’ia dorëzonte duke qeshur sulmuesit spanjoll.
It's not yours, boss! ????????
— Real Madrid C.F. ???????????????? (@realmadriden) December 13, 2023
???? #UCL DIARIES ▶️ #RMPlay
