Me Asllanin janë bërë të pandashëm, Fratesi: Miqësi që në ditën e parë

Davide Fratesi është një nga emrat që iu bashkua gjatë verës Interit dhe ajo që u ka rënë të gjithëve në sy, është lidhja që ai ka krijuar me Kristjan Asllanin.

Të dy mesfushorët zikaltër shoqërohen edhe në kohë ne lirë bashkë dhe ka qenë vetëm futbollisti italian ai që ka shpjeguar përse.

Duke folur për “Inter TV” pas ndeshjes së Ligës së Kampioneve ndaj Real Sociedad, Fratesi shpjegoi se Asllani, ndonëse i ri në radhët e Interit, kishte qenë ai që e kishte ndihmuar që në fillim.

“Ne kemi krijuar miqësi menjëherë që nga dita e parë. Ai më ndihmoi që të futesha në grup, edhe pse në fakt nuk kishte nevojë, pasi jemi një grup fantastik.

Është mjaft e bukur të jesh këtu”, tha Fratesi për lidhjen që ka krijuar me Asllanin.